Gazetari shqiptar Isa Myzyraj ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke denoncuar disa media të Kosovë që e kishin ftuar Dibran Hoxhajn – Kobrën, në emisionet e tyre.
Me një kërkim të thjeshtë në makinën kërkimore Google mund ta shihni se ky personazh ishte pjesë e shumë televizioneve të Kosovës.
I ashtuquajturi Kobra është përfshirë në një rast të rëndë ku mbeti i vrarë një 31 vjeçar dhe u plagos një 27 vjeçar tjetër.
Siç ka raportuar Nacionale, ai madje edhe ishte dekoruar me mirënjohje nga komuna me shumicë shqiptare e Bujanocit në Serbi.
Ai ka pasur edhe të tjera vepra kriminale për të cilat akuzohej në të kaluarën, derisa raportohet edhe se kishte mbajtur burg.
Statusi i plotë: