Disidenti
Lajme

Ganimete Musliu në mes të ‘kallamoqit’

0Shares

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, po vazhdon çdo fundjavë të dalë në teren për të parë nga afër punën e bujqve tanë.

Musliu këtë javë ka qëndruar në Pejë ku ka vizituar familjen e Fadil Shabanit, i cili është një bujk i suksesshëm atje.

Postimi i saj:

Këtë fundjavë zgjodha ta kaloj në disa familje të rrethit të Pejes.

Kam kënaqësi të ju prezantoj familjen e Fadil Shabanit i cili ka të kryer Shkollen e lartë të Maqinerisë.

Bashkëbisedimi me ta ishte kënaqësi. Fadili ishte rrethuar me femijet e tij Edonen Master Kontabilitet dhe Financa dhe dy djemt e tije binjak Erionin i cili studion per infermieri dhe Edoni studion per menagxhim biznesi si dhe Egzona mbesa e Fadilit një vajzë e shkelqyer qe është Master e Kontabilitetit. Kjo familje është pa asnjë dyshim një storie suksesi. Këta të rinjë të brumosur me edukatë njërzore, me edukatë për punë dhe me dashuri për Atdheun na shoqëruan sot gjatë viztës dhe na treguan se si e ndihmojnë familjen gjatë fundjava në zhvillimin e bujqësisë.

Kjo familje ka të mbjellura 3, 5 hektar Patate, 5 hektar grurë, 10,5 hektar miser, 1 hektar kunguj misiri, 80 ari shalqin, 80 ari speca dhe 6 hektar terfojë.

Në këtë vizitë u njoftova edhe për sfidat me të cilat po nallafaqohen bujqit dhe do të mundohem qe ti trajtoj institucionalisht.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net

Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Disidenti.net

E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

Disidenti.net