Disidenti
Lajme

Gani Geci bën bum, i del në mbrojtje Albinit: Qeverinë e Albin Kurtit nuk mund ta rrëzoj as Edi Rama, e as PDK-ja

Veterani dhe ish-luftëtari i njohur Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të Edi Ramës dhe PDK-së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Ai në një postim të tij, e ka dhënë edhe vlerësimin se si është duke u projektuar ky skenar edhe se si mund të t’i dilet prej tij. Madje e ka këshilluar LDK-në që në këtë rast të rrijë afër presidentes Osmani dhe Listës Guxo.

Në vijim postimi i tij.

“Qeverinë e Albin Kurtit nuk mund ta rrëzoj as Edi Rama, as PDK-ja.

Te ne thonë: “Ai që e ka maru vekshin ia maron edhe vegën”.

Albin Kurtin mund ta rrëzoj vetëm Amerika përmes Vjosa Osmani, Glauk Konjufcës dhe pjellës së PDK-së brenda LVV-së, të tjerët le të sillen kah dardha e Ahmatit.

Tani duke pa kërcënimet e hapura dhe përpjekjet direkte të Edi Ramës për ta rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit, si duket me porosi të Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, të cilin kohë më parë e vizitoi në Hagë dhe dje e vizitoi edhe në shtëpinë, unë e ftoj LDK-në që mos të bie në grackat e tilla politike.

LDK-ja në raste te tilla duhet ti bashkoj forcat politike vetëm me Vjosa Osmanin dhe partinë politike Guxo edhe atë vetëm në rast se Amerika kërkon një gjë të tillë, sepse vëlla përpos atë që ta ka bërë nana tjetër kurrë nuk mund të gjeshë.

Po dua ta citoj një mendim të një profesori i cili ishte gjatë në politik:

“Po të isha në vend të Albin Kurtit do ta ftoja ambasadorin e Amerikës në Beograd z. Kristofell Hill dhe ambasadorin e Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier në një darkë pune dhe do të kërkoja nga ata t’ia tregojnë cilës rrugë me i ra”!”, shkruan Geci.

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Disidenti.net
Disidenti

Gani Geci bën bum, i del në mbrojtje Albinit: Qeverinë e Albin Kurtit nuk mund ta rrëzoj as Edi Rama, e as PDK-ja