Disidenti
Lajme

‘Fshat fantazmë, me bomba të pashpërthyera e mbetje armësh’: Ky është rrëfimi i gazetarit Mulliqi për sulmin në Gllogjan

Sot është shënuar 23 vjetori i bombardimeve të NATO-së ndaj caqeve serbe.


Një ngjarje që është shënuar para 23 vjetëve është edhe sulmi në Gllogjan më 25 mars të vitit 1998.

Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe gazetari Haqif Mulliqi. Ai në emisionin “Frontal”, në T7, ka rrëfyer për gjendjen në të cilën gjendej Gllogjani pas sulmit.

“Kemi bërë një përpjekje asaj dite që t’i afrohemi fshatit se ku po bëhej beteja por ne nuk e dinimin se ku ishin pozicionuar ushtarët e UÇK-së. E Kemi bërë një fotografi të një mësueseje që po tentonte të i nxirrte fëmijët nga shkolla. Pasi nuk arritëm qe të afroheshim ne u kthyem në Gjakovë”, ka rrëfyer Mulliqi.

Më tutje gazetari tregoi se si ai ishte i pari që ishte futur në shtëpinë e Ilmi Haradinajt pas sulmit në fshat.

“Po ishte informacioni se kush po luftonte sepse kishte njerëz që kishin dal nga rrethimi. Unë kisha informacione se po luftonin familja Haradinaj. Pastaj dija edhe për punën e Luan Haradinaj. Kur ra intensiteti i luftimeve ne u afruam dhe duhet të kem qenë njeriu i parë që është futur në shtëpinë e Ilmi Haradinajt. Ata ishin tërheq nga pjesa tjetër e fshatit. Dyert i kishin sulmuar me autoblindë. Ishte e çuditshme që përballë të shtëpisë së Haradinajt ishte një shtëpi e një serbi e që e kishte një antenë të madhe e që besoj që ka qenë informator i policisë serbe”, ka thënë ai.

Lidhur me kohëzgjatjen e Betejës së Dukagjinit, Mulliqi tha se pasi hynë në fshatin Gllogjan e kanë gjetur një orë që ishte ndalur pas orës 14:00. Sipas tij përllogaritet që kjo betejë ka zgjatur 4-5 orë.

“Në katin e dytë ishte një orë e murit që ishte ndalur në orën 14:24 minuta. Nëse e llogarisim se prej kur kanë nisur luftimet i binin 4-5 orë. Isha me miq të mi dhe vazhduam në fshat dhe ishte vetëm një shtëpi e djegur. Kishte mbetje të armeve shumë, bomba të pashpërthyera dhe kur kemi shkuar tek një shtëpi dy katëshe, ishte një gyp dhe kemi gjetur pancirin e policit serbë.”, ka thënë ai.

Mulliqi foli edhe për një shtëpi dykatëshe e ku brenda saj luftoi grupa e Ramush Haradinajt dhe forcat serbe.

“Ato ka qenë edhe një shtëpi dy katëshe e ku thuhet se grupa e Ramush Haradinajt ishin lartë dhe forcat serbe poshtë duke luftuar. Kur u lidhën të gjitha këto puna njerëzit filluan që të kthehen në fshat”, ka deklaruar ai.

“Ata ishin të tërhequr. Ramushi ka qenë i plagosur. Ai atë ditë është tërhequr në Gërdoc, tek familja Nimani. Aty Ramushi ka marr ndihmën e parë gjë që ishte shumë me interes. Kur shkuam Gllogjani ishte si qytet fantazmë”, ka deklaruar ai.

Eurodeputeti katalunas bën thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia është e pakthyeshme

Disidenti.net

Latifi kritikon Ramën për mbeturinat: Thua se nuk vjen nga Londra por nga Somalia – Shpendi do të duket yll

Disidenti.net

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?

Disidenti.net
Disidenti

‘Fshat fantazmë, me bomba të pashpërthyera e mbetje armësh’: Ky është rrëfimi i gazetarit Mulliqi për sulmin në Gllogjan