Të shtënat drejt Top Channel dhe pasiguria per jeten duket se kanë ndikuar edhe në Big Brother. Sipas Olti Currit, nga burime shumë të sigurta brenda produksionit, thonë se është menduar që finalja të bëhet të shtunën që vjen.
Ai tregon se sot do të jetë i eleminuari i radhës dhe më pas do të hapet një televotim FLASH (i shpejte) për finalistët. Edhe pse publikisht nuk ka pasur reagime, ka zëra mediatike që thonë se shumë prej familjareve kanë kërkuar daljen e banoreve nga shtepia me e famshme.
“Flitet se nga ndikimi që kanë pasur familjarët pas të shtënave, ka pasur një presion të madh nga familjarët që të afërmit e tyre të lënë lojën për çështje sigurie dhe kjo ka shtyrë produksionin për ta mbyllur më shpejt. Sot eliminohet dikush dhe hapet një votim flesh për finalistët dhe më pas finalja i bie të shtunën, ose të martën, por zakonisht finalen mbahen në fundjavë”, thotë Olti Curri.