Disidenti
Botë

Francezët, drejt sobave me dru!

0Shares

Qytetarët në Francë po planifikojnë gjithnjë e më shumë të përdorin soba me dru për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, gjë që ka sjellë një kërkesë të madhe për pelet, raporton Anatolia.

Sipas mediave franceze, Federata e Lëndeve të Djegshme, Karburantit dhe Ngrohjes ka bërë të ditur se në vend ka një kërkesë të madhe për pelet.

Tashmë ka shqetësime për një deficit të madh të ofertës pas një rritjeje të madhe të kërkesës.

Frika nga mungesa e energjisë ka bërë që konsumatorët të rezervojnë para dimrit”, thuhet në njoftim.

Çmimi rekord i energjisë elektrike

Federata për Materialet e Djegshme, Karburantin dhe Ngrohjen, e cila ka 300 furnizues, tha se do t’u jepte përparësi klientëve të saj të rregullt në varësi të dimrit të ashpër dhe madhësisë së kërkesës.

Nga ana tjetër, mediat franceze theksojnë se për shkak të mungesës së gazit dhe energjisë rus, çmimi i energjisë elektrike për megavat orë në vend do të arrijë në 1075 euro në vitin 2023, gjë që do të thyejë rekordin historik.

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net

Talebanët i futen biznesit, shndërrojnë bazat amerikane në zona ekonomike

Disidenti.net

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Disidenti.net