Operatorët specialë amerikanë janë aktualisht në terren në Ukrainë duke bërë “përgatitjen operacionale të fushës së betejës”.
Kjo sipas një burimi të mirëinformuar të gazetarit investigativ, Seth Harp.
Në median e tij sociale, Twitter ai shkruan se njësia ushtarake e Operacioneve të Forcave të Përparuara të JSOC-së, duke përfshirë anëtarë të Delta Force dhe SEAL Team 6 janë në Ukrainë.

Pjesëtarë të SEAL Team 6
Ai shkruan se kjo nuk duhet parë si një përshkallëzim në Ukrainë.
Ekipet e vogla të JSOC-së depërtojnë në mënyrë rutinore në vendet e huaja për të bërë punë të fshehtë (jo luftime) si pjesë e planifikimit të paparashikuar.