Disidenti
Botë

Fluturimi i parë në një planet tjetër, NASA ngre në Mars dronin 85 milionë dollarësh

0Shares

Mini-helikopteri i NASA-s, “Ingenuity”, që mbërriti në Mars në shkurt i bashkangjitur në roverin “Perseverance”, sapo është shkëputur prej tij dhe tani është në sipërfaqen e Planetit të Kuq, njoftoi NASA.

Ky helikopter ultra i lehtë, që duket si një dron i madh, mbërritur i palosur dhe i lidhur nën roverin Perseverance, që u ul në mars më 18 shkurt dhe qëndroi atje derisa rover arriti atje ku ai duhej të ngrihej në fluturim.

Testi i parë i dronit që ka kushtuar 85 milionë dollarë, me shumë se çmimi fillestar prej 80 milionë dollarësh për avionin luftarak F-35, do të qëndrojë në tokën e ftohtë të Marsit.
Më pas ai do të përdoret në një demonstrim për të testuar fluturimin në një botë tjetër, për herë të parë në histori.

Sipas NASA-s, ky helikopter ose dron pritet që të ngrihet disa metra nga tokë, të qëndrojë në ajër për rreth 20 ose 30 sekonda, e më pas do të ulet sërish në tokë.

Fluturimi pritet që të ndodhë më 11 prill dhe të zgjasë për 90 sekonda. Ingenuity nuk do të fluturojë më lart se tre metra nga toka, sipas Wall Street Journal.

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net

Talebanët i futen biznesit, shndërrojnë bazat amerikane në zona ekonomike

Disidenti.net

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Disidenti.net