Disidenti
Lajme

Flasin nga Pfizer & BioNTech

0Shares

Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech kanë folur rreth negociatave që kanë me Qeverinë e Kosovës për sigurimin e vaksinave. Nga kjo kompani kanë thënë se bisedimet me Qeverinë e Kosovës janë konfidenciale, derisa kanë thënë se për momentin nuk kanë ndonjë gjë për të deklaruar.


Gazeta online “Insajderi” ka publikuar sot një hulumtim, në të cilin thonë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me kompaninë amerikane Pfizer dhe BioNTech për t’ia siguruar vaksinat Kosovës. Vetë ministri Vitia në një konferencë për media e ka cilësuar si të pavërtetë raportimin.

Lidhur me gjithë këtë, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga kompania amerikane Pfizer dhe BioNTech, të cilët kanë thënë se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ia mundësuar marrjen e vaksinave.

“Ne jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ua mundësuar marrjen e vaksinave. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të thënë për momentin”, ka thënë Ursha Lakner nga Pfizer dhe BioNTech për Gazetën Express, të pyetur rreth gjith detajeve për të cilat është raportuar sot.

Lakner ndër të tjera ka thënë se kompania amerikane është e përkushtuar për të përmbushur nevojat globale të shëndetit publik sa i përket furnizimit me vaksina.

“Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të ndihmuar përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik sa i përket vaksinës”, ka thënë Lakner.

Pas publikimit të skandalit në Insjaderi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka dalë në një konferencë duke e mohuar lajmin dhe tha se lajmi  është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq.

Bëhet fjalë për një hulumtim të bërë nga Insajderi ku thuhet se ministri Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

“Temë e cila u provokua nga një lajm i pavërtetë, i cili po të mos ishte i dëmshëm ndoshta do të reagonim edhe të hënën apo nuk do të reagonim fare”.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”.

“Këto të dhëna janë konfidenciale, ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet të kuptojnë që dëmtojnë procese. Procesi i sigurimit të sigurimit të vaksinave nuk është lojë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të mbrojë këtë proces kaq delikat”.

“Si ministër i juaji i Shëndetësisë, ajo çka mund të them me siguri të plotë është se jam i kënaqur me procesin që është arritur deri tash”.

Kosova aktualisht ka marrë vetëm një sasi prej 24 mijë vaksinave të llojit Astra Zeneca, derisa një kontigjent i dytë nga COVAX pritet që të arrijë në të ardhmen. Deri tani janë vaksinuar personeli mjekësor dhe qytetarët të cilët janë mbi moshën 80 vjeçare.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net