Disidenti
Lajme

“Fëllënzat si ti i dua veç për qejf”/ Fazli Kikaj: S’mu ka dokë si e mitur, kam mendu që është 25-vjeçare

Avokati i Fazli Kikajt, mësuesit nga Prizrenit që po dyshohet për pedofili ka thënë se rasti ndaj klientit të tij është i orkestruar. Në një prononcim për Sinjalin, Kushtrim Muqaj ka thënë se Kikaj ka menduar që vajza me të cilën ka kontaktuar dhe është takuar në Prizren nuk është e mitur përkundër që ajo i ka thënë se është 15-vjeçare. Ky rast bëri bujë pas publikimit të pamjeve e mesazheve që ishin pjesë e një hulumtimi të një emisioni në televizionin ABC.

Avokati Muqaj tha për Sinjalin se ngjarja ka rrjedhur ashtu, pasi Kikaj ka menduar se vajza me të cilën ka komunikuar nuk është e mitur.

Sipas tij, ai e ka kuptuar këtë kur e njëjta (që është gazetare në Shqipëri) ia ka hapur kamerën për të biseduar.

“Ngjarja ka ndodhe mandej, por insistimi deri te momenti që ka ndodhë u kanë i orekstrum. I ka thënë vazhdimisht që jom e mitur, por sipas tij, në momentin që ia ka lëshu kamerën, me pa a osht e rritur, e ka pa që nuk është e mitur”, tha avokati i Kikajt.

Kikaj i ka thënë mbrojtësit të tij se ka menduar se po flet me një 25-vjeçare dhe jo me një të mitur.

“Ai ka thënë se s’mu ka dok e mitur edhe pse i ka thonë ajo, dmth 15-vjeçare. I ka dërgu foto po ai tha që s’ është pa është e mitur. Ai ka mendu qe është 25-vjeçare. Edhe pse ajo ia ka thënë ato fjalë, ai nuk ka mendu që ajo është e mitur”, tha tutje Muqaj.

Por pavarësisht deklaratave të Kikajt, mesazhet e publikuara dëshmojnë të kundërtën. Në bisedën e tij me vajzën që iu prezantua si e mitur ai ka thënë: “Fëllënzat si ti i du veç për çef, ndërsa për me u martu du një femër nga 40 deri në 50 vj. Vajza më re që kam provuar ka qenë diku 16-vjeçe me siguri.”

Kur vajza me të cilën takohet i thotë “Po unë jam e vogël”, ai ia kthen se “hajt se mësohesh, duhet me u mësu, me të gjithë kemi qenë të vegjël”.

Përkundër kësaj, një ditë para arrestimit, Kikaj edhe përmes Facebook-ut i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se mesazhet e publikuara nuk janë të vërteta dhe sipas tij, situata është krejt ndryshe

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kikajt, i cili ndodhet në ndalim 48 orësh që nga dje, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ai që kryen veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.

“Kushdo që shet, ofron të shesë, shfaq ose në mënyrë tjetër i siguron personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet fotografi, material audiovizuel apo sende të tjera me përmbajtje pornografike ose e lejon personin e tillë të shoh një shfaqje të gjallë me përmbajtje pornografike apo me dashje e sjell personin e tillë në një shfaqje të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”.

Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Disidenti.net
Disidenti

“Fëllënzat si ti i dua veç për qejf”/ Fazli Kikaj: S’mu ka dokë si e mitur, kam mendu që është 25-vjeçare