Disidenti
Sport

Federata e Spanjës i kërkon falje Kosovës: Ndeshja zhvillohet në bazë të rregullave të FIFA-s

Federata e Futbollit të Spanjës sot gjatë ditës ka pasur një komunikim me kreun e FFK-së, Agim Ademin.

RFEF i ka kërkuar falje Kosovës për lajmet që kanë qarkulluar nga mediat spanjoll, kinse ndeshja ndaj Spanjës do të zhvillohet në bazë të disa rregullave tjera, të cilat nuk janë në përputhshmëri me ato të FIFA-s.

“Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

Boksieri kosovar i peshave të rënda e rrah rivalin çeçen, po ecën drejt majes

Disidenti.net

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të ‘El Clasicos’

Disidenti.net

Caktohet data dhe vendi i superpërballjes në peshat e rënda, boksierët e pamposhtur gati të ‘hanë’ njëri-tjetrin

Disidenti.net
Disidenti

Federata e Spanjës i kërkon falje Kosovës: Ndeshja zhvillohet në bazë të rregullave të FIFA-s