Disidenti
Lajme

Fatmir Sheholli: I pashë me sytë e mi të armatosurit në veri, ishin dy metra të gjatë

Aktivisti i shoqërisë civile, Fatmir Sheholli, i cili drejton një institut në Komunën e Graçanicës, ka thënë se i ka parë nga afër të armatosurit në veri të Kosovës të dielën.

Ai ka thënë se ka qenë prezent në veri të Kosovës, i shoqëruar nga një deputet i Listës Serbe, derisa i ka parë duke “zbritur nga mali” njerëz të armatosur.

Sipas Shehollit, për herë të parë ka ndodhur që të hyjnë në veri të Kosovës njerëz “të armatosur dhe me maska” sikurse – ka thënë ai – ka ndodhur të dielën në komunat veriore.

“Për herë të parë në veri ndodhin, sepse u tha pak më herët që edhe me fishek kanë qenë në shtatin e vet, dhe i kam parë me sy të mi. Kam qenë në terren dje bashkë me aktivistë të mi. Kam qenë me një deputet të Listës Serbe dhe me dy shokë të tjerë, në momentin kur ata kanë dal nga mali dhe kishin qenë të veshur krejt zi”, ka thënë Sheholli në Politiko të Kanal 10.

“Të armatosur dhe ishin dy metra të gjatë. Kjo është hera e parë që ndodh të vijnë këta të armatosur në veri”, tha Sheholli.

Të nëntë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës janë larguar nga vetë ata më 1 gusht, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të hënën.

Pas rritjes së tensioneve në veri, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi se është i përgatitur që të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”, u tha në njoftimin e KFOR-it më 31 korrik.

Ndërkaq, Brukseli ftoi në një takim në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, kryeministrin Albin Kurti, përkatësisht presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Fatmir Sheholli: I pashë me sytë e mi të armatosurit në veri, ishin dy metra të gjatë