Disidenti
Lajme

Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

0Shares

Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq për aneksin për të cilin u dakorduan në Ohër të Maqedonisë se Veriut u diskutua sonte në RKT me kryetarin e Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Limaj tha se kjo është vazhdimësi e asaj që ndodhi në Bruksel në shkurt, pra pranimi i planit frankogjerman. “Kjo në Ohër ka qenë më shumë diskutim për implementimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel, pra nuk kishte asgjë befasuese pas asaj që ka ndodhur atje” .

“Siç e pamë ishte i njëjti skenar, ishte i njëjti spektakël. Doli se ky aneksi ishte edhe me i shkurtër dhe më i koklavitur se ajo e para. Marrëveshjen e shohë më gjerë se neni i shtatë dhe ai i dhjetë, këtu ka disa gjëra të dëmshme në këtë marrëveshje, e para është në preambulë. Për herë të parë ka një kryeministër të Kosovës që ka pranuar të dakordohet me një dokument që shkruan “duke mos paragjykuar statusin e  Kosovës”, ka thënë Limaj.

Prandaj, sipas tij, me u fut me lexua një marrëveshje që pranon faktin që statusi i Kosovës është i pa zgjidhur. “Kjo është devijim dhe kryeministri i Kosovës duhet të jep dorëheqje”.

Kryetarët e komunave dhe ligji për pushtetin lokal i jep komunikimin me ministrinë e administratës së pushtetit lokal e më të gjitha ministritë . Shtrohet pyetja çfarë kanali tjetër të komunikimit i duhet komunitetit serb me qeverinë kur ai është pjesë e saj dhe kjo për mua është e softistikuar”, tha ai.

 

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net