Disidenti
Lajme

Fatmir Limaj i frikësuar nga Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Limajt, Albin Kurti po rrënon çdo gjë që është ndërtuar për 20 vjet.

“Aktualisht shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha, para së gjithash shteti i Kosovës në këto dy vjet na ka dëshmuar që po drejtohet nga njerëz të cilët fatkeqësisht po bëjnë eksperimente me vendin e tyre, me shtetin dhe qytetarët e tyre. Shteti është personalizuar, ndal-ngadalë në mënyrë të sigurt, nga ajo që po shohim dhe në ditët që po vijnë, shteti po e humbë kuptimin e institucioneve shtetërore. Po rrënohen e po çmontohen atë çka e kemi ndërtuar tash e 20 vjet”, ka thënë Fatmir Limaj.

Por ndaj akuzave të Limajt ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti, i cili thotë se krejt kjo vjen si rezultat i frikës që Fatmir Limaj ka nga qeveria Kurti.

“Fatmiri e di mirë çfarë ka bërë, është i frikësuar nga drejtësia. Drejtësia nënkupton burg për të gjithë ata që e kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit, paranë publike ndaj të cilës Limaj duket se nuk është imun. Limaj është akuzuar për korrupsion, mënyra shfrenuese e reagimit të tij, lë të kuptohet se nuk është i pastër, duke mos qenë i tillë Limaj është i frikësuar”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, Fatmir Limaj duhet të jetë cak i organeve të drejtësisë në Kosovë.

“Kurti nuk e fut në burg askënd, krijon mundësinë për sistem të pavarur të drejtësisë i cili i qon në burg ata që kanë vjedhur dhe ende enden të lirë. Limaj me akuzat ndaj Kurtit dëshmon se ka frikë nga drejtësia”, thotë Mehmeti.

“Jo vetëm Limaj, të gjithë si ai janë të tensionuar dhe nën traumën e realiteti të pandryshuar. Në këtë kuptim, Limaj përfaqëson frikën e atyre njerëzve që pritën të jenë cak i drejtësisë së re”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë të bukura, por 50% e e tyre, e kanë zërin si të meshkujve!

Disidenti.net

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

Disidenti.net

Vajzat nga Peja që u gjetën s’pranuan të kthehen në shtëpi – Flet babai i njërës prej tyre

Disidenti.net
Disidenti

Fatmir Limaj i frikësuar nga Albin Kurti