Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Familja nga Zvicra: Duam t’i ndërtojmë dikuj në Kosovë një shtëpi, por të mbesim anonim

Një familje nga Vitia, me qëndrim në Zvicër, në Kantonin e Gjenevës, dëshiron të ndërtojë një shtëpi për një familje nevojtare në Kosovë. Por, familja në fjalë nuk dëshiron t`i dalë emri në media. Ajo konsideron se bamirësia është çështje e shpirtit, prandaj kundërshton marketingun me bamirësinë, gjegjësisht me fatin e keq të atyre që ndihmohen.

Pjesëtarët e kësaj familjeje kanë humbur kohë më parë babanë, të sëmurë nga kanceri, prandaj dëshirojnë që këtë bamirësi ta bëjnë edhe për shpirtin e tij.

Për këtë arsye, familja shqiptare nga Gjeneva nëpërmjet plafromës albinfo.ch dëshiron të publikojë numrin e telefonit, përmes të cilit mund të paraqiten rastet në nevojë. Ajo pastaj, përmes kanaleve të saj, do të verifikojë dhe do të përzgjedhë familjen, të cilës do t`ia ndërtojë shtëpinë.

Numri i telefonit: +41787762561

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net