Disidenti
Lajme

Falë miqve amerikanë dhe NATO-s, skenari ushtarak serbo-rus në veri të Kosovës dështoi me turp dhe poshtërim!

0Shares

NGA: REXHEP ELEZAJ

Shqiptarët e Kosovës janë të parët ata të cilët duhet ta kuptojnë faktin e pamohueshëm, se janë miqtë tanë amerikanë ata të cilët edhe pardje na shpëtuan nga një sulm i mundshëm ushtarak i Serbisë fashiste, duke i dërguar kreut të saj, A. Vuçiqit, ultimatum të prerë përmes KFOR-it dhe NATO-s, se po e sulmove Kosovën, do e pësosh shumë më keq se në vitin 1999..!?

Pra, kjo është e vërteta se pse çetniket serbë në krye me A. Vuçiqin u zbythën turpshëm nga plani ushtarak në mbledhjen e mbajtur në Çaçak, për të hyrë në Kosovë me një “sulm rrufe”, siç e tha gjenerali ynë R. Qehaja, që së paku veriun e Kosovës pas ndërprerjes së agresionit ta fusin në agjendën e bisedimeve si gjoja “kompromis” për normalizim të raporteve me Kosovën, gjegjësisht me Amerikën, me të cilën Beogradi zyrtar nuk po gjen assesi mënyrën për t’i përmirësuar marrëdhëniet me të që nga viti 1999, kur NATO bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ushtria e saj e bëri në Kosovë gjatë viteve 1990-99.

Pra, edhe njëherë u dëshmua në vepër gjatë të dieles së kaluar, se pa miqtë tanë amerikanë, ekszistenca e 2 milion shqiptarëve dhe e Kosovës si shtet i pavaruar nuk do mund të qëndronte as dy ditë, e lere më me vite, kurse pyetja, se a kanë SHBA-të interesa strategjike në Kosovë, këtë fakt e dijnë edhe adoleshentët politik, sepse nuk duhet harruar as faktin tjetër, se amerikanët bazat e tyre ushtarake kanë mundur kur kanë dashur pa asnjë problem t’i vendosin p. sh. në Maqedoni, Bullgari, Greqi, etj., dhe jo pikërisht në Kosovë, po qese llogarisim këtu aspektin ushtarako-strategjik të amerikanëve. Prandaj vetë fakti se e kanë përzgjedhur Kosovën si vend dhe si ambient ku edhe ndërtuan bazën ushtarake Bondsteel si dhe ambasadën e tyre gjigante në Prishtinë, që flasin qartë se përzgjedhja e Kosovës ku do t’i përqëndronin veprimet diplomatike dhe koncentrimin ushtarak, në asnjë mënyrë nuk ka qenë diçka e rastësishme. Madje ka qenë plotësisht e qëllimshme, falë pikërisht pro-amerikanizmit dhe sinqeritetit fisnik te të gjithë shqiptarëve të Kosovës që e kanë ushqyer ndaj Amerikës, duke u treguar me fakte se janë miq të vërtetë të amerikanëve, jo vetëm me llafe dhe premtime koti, siç kanë vepruar disa popuj dhe shtete fqinje të Kosovës..!?

Pastaj, pretendimet e rrejshme të krerëve politikë të Serbisë, A. Vuçiqit, Vulinit, Petkoviçit, etj., se me Albin Kurtin nuk mund të ketë vazhdim të dialogut, se Kurti po i torturon dhe kërcënon serbët lokal të Kosovës, se me vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftime për serbët nga Serbia është detyrim për njohje të shtetit të Kosovës, etj., që të gjitha këto akuza dhe rrena ishin vetëm një pretekst i shpifur i tyre si dhe alibi që ushtarakisht ta sulmojë Kosovën, me qëllim final për ta okupuar veriun e Kosovës me një sulm “Rrufe” (RQ), duke e shfrytëzuar shpërqëndrimin e shteteve të BE-së dhe SHBA-ve nga Ballkani perëndimor për shkak të luftës në Ukrainë.

Mirëpo, duket qartë se udhëheqësit e Serbisë e kishin harruar faktin kryesor, se Kosova qe 23 vite është nën mbrojtjen ushtarake të amerikanëve, se Kosova njëherë e përgjithmonë është çliruar (qershor 1999) nga hegjemonia barbare serbe, nga okupimi i gjatë dhe i rënd serbosllav, nga gjenocidi serb, nga vrasjet dhe masakrat e tmerrshme, nga terrori shtetëror që regjimet e Serbisë i kanë kryer ndaj shqiptarëve ndër shekuj, por çetnikët serb po ashtu e kishin harruar edhe faktin se Kosova kurrë më nuk do të jetë mejdan ku kriminelët serbë mund të dhunojnë gra dhe vajza shqiptare pa i parë dhe penguar askush siç kanë bërë në të kaluarën..!?

Shqiptarët lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e ka fituar me lumenj gjaku, me mund dhe sakrifica mbinjerëzore, ato nuk ua ka falur askush, prandaj do mbesin të kota pretendimet nazifshiste të kriminelëve ordinerë serb për rikthimin një ditë me luftë të Kosovës nën sundimin e Serbisë raciste, sepse shqiptarët kanë një mik të madh përtej oqeanit Atlantik, popullin dhe shtetin më të fuqishëm mbi rruzullin tokësor, e ata janë Amerikanët, fakt ky i cili shkijeve të Beogradit ua ka vërbuar sytë, duke mos e ndryshuar për asnjë milimetër politikën e tyre kriminale dhe hegjemone ndaj Kosovës dhe shqiptarëve..!?

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net