Disidenti
Lajme

Eskalon lideri suprem i Iranit: SHBA’ja e krijoi ISIS’in

Lideri i dytë suprem i shtetit të Iranit, Sayyid Ali Khamenei, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë krijuar Shtetin Islamik (ISIS) dhe se ato duhet të marrin përgjegjësi për këtë.

Khamenei, me anë të një cicërime në ‘Twitter’, ka vazhduar propagandën e tij duke thënë se me pretekstin e luftimit të organizatës ISIS, po ndërtojnë baza ushtarake nëpër Siri.

“Tani me pretekstin e luftimit të ISIS, ata po ndërtojnë baza ushtarake në Irak dhe Siri. Pastaj ata flasin me urrejtje dhe inat për praninë e Iranit në rajon, e cila ka qenë me kërkesë të qeverive legjitime të rajonit”, thuhet në postimin e tij.

Së fundmi, si rezultat i sulmeve të njëpasnjëshme nëpër bazat diplomatike të SHBA’së në Siri nga forcat që dyshohet të jenë mbështetur nga Irani, presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, ka përkrahur bombardimin e zonave ushtarek të tyre.

“As sot as mas zgjedhjeve”, AAK-ja me vijë të kuqe për LVV-në

Disidenti.net

Hajnat në Gjakovë vjedhin pajisjet e makinave për shtrimin e asfaltit të kompanisë “Benita”, dëmi rreth 15 mijë euro

Disidenti.net

Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Disidenti.net
Disidenti

Eskalon lideri suprem i Iranit: SHBA’ja e krijoi ISIS’in