Disidenti
Lajme

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

“Sa më shumë të shtyhet rezistenca ndaj Asociacionit, aq më afër është ideja serbe për të”
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.
“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme të funksionalitetit të Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti” deklaroi ai.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

“Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me ake nënligjore të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, ndërkaq Serbia insiston në krijimin e tij.

Më 18 gusht, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel për të vazhduar dialogun, dhe Escobar tha se shpreson që në këtë takim të flitet edhe për Asociacionin.

“Më preku thellë në shpirt, ike shumë herët”, postimi prekës i familjarit të 30-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit në Skenderaj

Disidenti.net

Grenell: Pasoja të rënda nëse Kurti deri të premten nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

Disidenti.net

Mustafa: E prishëm koalicionin me VV për ta evituar konfrontimin me SHBA, ata e sollën Kurtin në pushtet

Disidenti.net
Disidenti

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës