Disidenti
Lajme

Ervis Martinaj si Santa Claus, shfaqet natën e Krishtlindjeve? Zbardhen detaje nga operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s

0Shares

Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij.

Karamuço duke folur në ABC Live, ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH.

Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.

“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe.

Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen.

Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net