Disidenti
Botë

Erdogan: Krimea t’i kthehet Ukrainës, aneksimi është i jashtëligjshëm

0Shares

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mendon se Krimea duhet t’i kthehet Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur gjatë samitit të dytë të “Platformës së Krimesë”, që mbahet online.

“Ne e konsiderojmë sekuestrimin e Krimesë të paligjshëm dhe antikushtetues. Ky është qëndrimi ynë parimor nga pikëpamja morale dhe ligjore. Ligji ndërkombëtar kërkon që Krimea t’i kthehet Ukrainës. Kjo është e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe për sistemin e sigurisë botërore”, theksoi ai.

Sipas tij, tatarët e Krimesë janë qytetarë ukrainas dhe Krimea duhet të zhvillohet në interes të tyre.

Ai shtoi se “Platforma e Krimesë” ka peshë të jashtëzakonshme dhe “tatarët e Krimesë, të cilët kanë vuajtur shumë në historinë e tyre, po luftojnë për një jetë të qetë në atdheun e tyre”.

“Në këtë proces, Turqia vazhdon të mbështesë qeverinë ukrainase dhe tatarët e Krimesë”, theksoi Erdogan.

Presidenti i Turqisë theksoi se lufta “duhet të përfundojë me një paqe të drejtë të bazuar në integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net

Talebanët i futen biznesit, shndërrojnë bazat amerikane në zona ekonomike

Disidenti.net

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Disidenti.net