Disidenti
Lajme

Eksperti i kriminalistikës: Të analizohet karakteri i burrit të Liridonës se a kishte borxhe apo lunate bixhoz

0Shares

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku analizoi vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj.

Karamuço tha se nuk duhet të nxitohemi tek pista e përfitimit të parave nga siguracioni që Liridona kishte në Suedi.

Ai tha se për të arritur te gjetja e motivit duhet parë dhe personaliteti i bashkëshortit i cili kreu një vrasje të tillë me paramendim.

Karamuço theksoi se duhet analizuar karakteri i bashkëshortit, konsumi i lëndëve narkotike, apo nëse kishte borxhe dhe lunate bixhoz.

“Një nga 4 elementët kryesorë me të cialt bëhet hetimi është ana subjektive, pra motivi dhe qëllimi.

Një nga pistat ka të bëjë me një siguracion. Pyetja që ne bëjmë është kur është bërë siguracioni për jetën. Në çfarë date? Kur është bërë kërkesa për divorc dhe pse është kthyer mbrapsht dhe a ka lidhje me këtë siguracionin? Sidomos kur ka paramendim kërkohet patjetër motivi.

Ajo që kemi lënë në të gjithë këtë pazëll shtë dhe diçka tjetër, personaliteti i organizatorit të kësaj vrasjeje. Çfarë përfaqëson ai, çfarë çrregullimesh të personalitetit ka?

Duhen parë dhe tipare të tjera nëse është përdorues droge ose jo, orientime të caktuara seksual, ose jo, borxhe ose lojëra fati?

Nxitimi për të kryer një vrasje me paramendim nëse është për shkaqe financiare, pista e përfitimit të siguracionit, duke marrë një ksoto shumë të madhe që të rrisë fëmijët jetim.

Të gjitha këto elemente duhen sqaruar një më një. Motivi qasja dhe nxitja duhet të sqarohen. Policia e ka pyetur dy herë, në vendngjarje dhe pas ngjarjes dhe ka parë që s’kanë qenë të njejta.

Fëmijët japin versione të ndryshme dhe babai jep versione të ndryshme”, tha Karamuço.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net