Trajneri Bernard Challandes ka përpiluar listën finale të futbollistëve për tre ndeshjet që Kosova do të zhvillojë këtë muaj.
Ajo ka pësuar disa ndryshime në momentet e fundit, pasi disa lojtarë nuk pritet të grumbullohen për shkak të situatës me Covid-19 në klubet e tyre.
Portierë:
Aro Muric
Samir Ujkani
Visar Bekaj
Betim Halimi
Mbrojtës:
Mërgim Vojvoda
Betim Fazliji
Benjamin Kololli
Fidan Aliti
Amir Rrahmani
Leart Paqarada
Florent Hadërgjonaj
Ibrahim Dresheviq
Mesfushorë:
Milot Rashica
Zymer Bytyqi
Edon Zhegrova
Hekuran Kryeziu
Herolind Shala
Bernard Berisha
Bersant Celina
Valon Berisha
Arbër Zeneli
Florian Loshaj
Idriz Voca
Sulmues:
Elbasan Rashani
Vedat Muriqi
Atdhe Nuhiu
Lirim Kastrati
Sulmuesi Astrit Selmani dhe mesfushori Florent Muslija kanë qenë të ftuar nga trajneri Bernard Challandes por dyshja në fjalë tashmë janë në karantinë për shkak se disa bashkëlojtarë të tyre kanë dalë pozitiv me koronavirus.
Federata e Futbollit të Kosovës pritet ta zyrtarizojë listën të mërkurën.
Më 24 mars, Kosova do të luaj ndeshjen miqësore me Lituaninë në Prishtinë.
Pastaj me Suedinë më 28 mars përsëri në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa më 31 mars ndaj Spanjës në Sevilje.