Disidenti
Lajme

Ekskluzive: Rrahet Granit Plava, në dhomë i gjendet litari për vetëvarje

0Shares

Paparaci ka mësuar se të premtën rreth orës 16:00, gjatë kohës së shetitjeve në burgun e Prishtinës është rrahur fizikisht, Granit Plava i dyshuari per vrasjen e Liridona Murselit.

Ai është rrahur nga të paraburgosurit tjerë në shenjë hakmarrje për vrasjen e nënës së dy fëmijëve, kanë thënë burime brenda burgut për Paparacin.

Gardianet kanë ndërhyrë duke e vënë situatën nën kontroll. Të shtunën gardianet i kanë gjetur në dhomë Granit Plaves një litar të iprovizuar për varje.

Këtë e ka konfirmur për Paparacin Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Granit Plava u arrestua dy ditë pas vrasjes së Liridonës, pas varrimit të saj, bashkë me Naim Murselin i cili ishte burri i së ndjerës që dyshohet se e ka urdhëruar vrasjen.

Në po të njejtën ditë, u arrestua edhe nipi i Naimit, Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet se poashtu është përfshirë në rast.

Sistemi i Perëndimit së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen, i merr paratë

Disidenti.net

“Çka nëse e sheh në rrugë”, babai i Rizës flet pas lirimit të Sekiraqës: Shohim se si do të zhvillohet – mirë jo

Disidenti.net

35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Disidenti.net