Disidenti
Lajme

Ja kur do të hidhet në votim zgjedhja e Vjosa Osmani – presidente!

0Shares

Gazeta Blic merr vesh nga burimet e saj, që javën e ardhshme, do të thirret seancë e jashtëzakonshme, për t’u hedhur në votim zgjidhja e presidentit të ri.

Aty Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, do ta propozojë Vjosa Osmanin, për të marrë drejtimin e presidencës.Prej 120 deputetëve, është obligative që 80 prej tyre të qëndrojnë në sallë gjatë momentit të votimit.

Partia Demokratike e Kosovës, tashmë ka dhënë qëndrim zyrtar që nuk do të qëndrojë në sallë e as nuk e do e votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Përjashtim bënë deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, i cili publikisht ka deklaruar se do e shqyrtojë mundësinë se a do të qëndrojë në sallë.Njësoj janë deklaruar edhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili ishte edhe kandidat për t’u bërë president, në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, pati deklaruar se partia e tij nuk ka vota për Vjosa Osmanin.

Kurse, ende nuk është marrë një vendim i prerë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dje, kryetari i L D K-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me Vjosa Osmanin, për këtë temë.

Pas takimit, Abdixhiku theksoi se janë pajtuar që të takohen sërish me Vjosa Osmanin.

Kurse, kjo e fundit theksoi se pret mbështetja nga ana e ish-kolegëve të saj nga L D K, por edhe nga deputetët tjerë.Gazeta Blic, do ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet për zgjidhjen e presidentit të ri dhe sigurimin e votave të nevojshme për një gjë të tillë.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik