Disidenti
Lajme

Edi Rama bën shaka me Liburn Aliun: Në drekën e punës ti…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po kujdeset edhe për humorin në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së tij dhe Qeverisë së Kosovës.

Rama këtë herë e mori ministrin kosovar të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si shembull për bashkëpunimin e mirë, pasi tha me shaka se të gjithë ministrat tjerë po kërkojnë bashkëpunëtorë si ai, raporton Gazeta Express.

“Tani shpresoj që të mos i ngelet hatri askujt, por ka një kështu… entuaziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin. Nuk e di a është rezultati i faktit që janë dy ministre me të cilat Liburni ka gjetur mënyrën se si ta maksimizojë rezultatin apo është ndonjë gjë tjetër”, tha ai.

“Por besoj Liburn, në drekën e punës ti do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët e tjerë sepse ka frustrim nga gjithë të tjerët se pse nuk kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim, kështu që faleminderit shumë”, shtoi Rama.

Këto komente ai i bëri pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku tha se ka koordinim dhe bashkëpunim shumë të mirë mes ministrive.

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë

Disidenti.net

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net
Disidenti

Edi Rama bën shaka me Liburn Aliun: Në drekën e punës ti…