Disidenti
Lajme

Edhe dy shtete pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës

0Shares

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, duke filluar nga ora 10:00.

Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16’të e rendit të ditës.

Poashtu do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net