Kandidati për deputetë i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërim total të të gjitha votave në nivel vendi.
Pas daljes së disa parregullsive në nivel vendi, ka pasur ankesa nga disa kandidatë për rinumërim të votave në disa vendvotime. Dyshimet janë se ka pasur parregullsi në numërimin e votave për deputetë brenda partive politike.
“Një rinumërim total do të hiqte dilemat e të gjithëve. Nuk ka veq pak drejtësi. Nuk duhet te lejohet keqpërdorimi i asnjë vote”, ka thënë Berisha përmes rrjetit social Facebook.