Disidenti
Lajme

E turpshme: Futbollisti i Kosovës publikon foto me liderin e Çeçenisë – prej tij merrte vetura dhe ia dedikonte golat

0Shares

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, e ka bërë një veprim të papritur dhe mjaft befasues.

Ai e ka postuar në “Facebook” një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që po dënohet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, NATO, dhe gjitha vendet perëndimore, krah të cilave është e rreshtuar edhe Kosova, raporton Gazeta Express

Berisha ka kontratë me klubin çeçen deri në vitin 2023 dhe kontratën pritet ta vazhdojë me këtë klub, ani pse UEFA i ka pezulluar të gjitha klubet ruse nga aktivitetet e saj pikërisht shkaku i pushtimit ndaj Ukrainës.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Berishën, por ai nuk ka dashur të flas, veç se ka shpreh zhgënjim me raportimin e mediave në Kosovë rreth publikimit të fotografisë nga ana e tij me liderin çeçen, duke thënë se “unë nuk jam politikan”.

Por, 30-vjeçari e ka dhënë një koment sqarues në Facebook për foton e tij me liderin famëkeq çeçen.

“Njerz te mir pershendetje per te gjith un foton e kam ber ne facebook ngase e kam vazhdu kontraten me klubin un nuk i perkas politikes presidenti me respekton shum dhe me vlersoijn shum ngase un jam nga Kosova dhe jam kapiten i ekipes ju media te dashur flm qe gjithmon e shifni interesin tuaj Zoti ju rujt te gjithve”, ka shkruar Berisha.

Por, Berisha njihet për një afërsi të madhe me liderin çeçen, i cili e pëlqente futbollistin kosovar qysh prejse e kishte transferuar në klubin e tij nga klubi rus, Anzhi.

Madje, para tre vjetësh lideri i çeçen ia kishte bërë dhuratë një veturë luksoze futbollistit kosovar, kur ky i fundit kishte shënuar gol dhe ishte zgjedhur lojtar i ndeshjes.

Ndërsa, kishte rast kur Berisha golin e tij ia dedikonte  Ramzan Kadyrov

“Ja dedikojmë këtë fitore sot kundër Ufa, liderit të Republikës Çeçenisë, presidentit të nderuar të klubit, Ramzan Akhmadovich Kadyrov”, kishte thënë Berisha para një viti pas dy golave të shënuar në ndeshjen e fituar prej 3:1 nga ekipi i tij ndaj Akhmat Grozny në kampionatin rus.

Por, lideri çeçen tani pak përmendet për futboll e shumë për terrorizëm. Ai është aleati thuajse kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, në pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për të ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Në një audiomesazh për Putin, 45-vjeçari, të cilin Presidenti rus e konsideron si djalin që nuk pati kurrë, dëgjohet të thotë: “Shoku President, Shoku Komandat Suprem, e kam thënë shumë herë se jam shërbëtori juaj i përulur, jam gati të jap jetën për ju. Por nuk mund të shoh luftëtarët e mi, luftëtarët tanë, duke vdekur. Po ju kërkoj me ngulm që të mbyllni sytë para gjithçkaje, dhe të na lejoni që ta përfundojmë këtë punë brenda një ose dy ditësh. Vetëm kjo do të mbrojë shtetin dhe popullin tonë, këtë e besoj fort”.

Ai disa herë ka thënë që po ta dëgjonte atë Putini, Rusia shumë lehtë do ta marrte Ukrainën, deklaratë kjo që kuptohej si një kërcënim i rëndë ndaj popullit dhe shtetit ukrainas.

Përveç me Kadyrovin, Berisha gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.

Bernard Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

30-vjeçari ka 18 paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës. Megjithatë, ai në kohët e fundit nuk është ftuar te “Dardanët”, që nga përplasja e tij me ish-përzgjedhësin, Bernard Challandes. /Gazeta Express/

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net