Disidenti
Lajme

E trishtë: Ky është 18-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Deçan, dyshohet se i dha fund jetës së tij

0Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Llukë të Deçanit, pasi një i ri u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, mirëpo nuk dihen ende detajet rreth rastit tragjik, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Arlind Sutaj, 18-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha Sinjalit se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë.

“Në orën 17:45, Policia është njoftu se në fshatin Llukë të Deçanit, në oborrin e shtëpisë është gjetur një person i shtrirë. Menjëherë kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren sektori i hetimeve rajonale”, tha Gashi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net