Disidenti
Lajme

E tmerrshme në Istog: Xhaxhai dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokurori lëshon urdhër për arrestim

Rastet e dhunimeve e të marrëdhënieve seksuale brenda familjes janë vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim. Këto raste tronditëse nuk kanë qenë të pakta kohëve të fundit. Një ngjarje e tillë që dyshohet të ketë ndodhur vitin e kaluar në Vrellë të Isogut është zbuluar tek tash, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se këtë herë një person i moshës 39-vjeçare po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait, e cila është e mitur. Ky rast i tmerrshëm u denoncua në Polici nga vet viktima, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit, që e tronditi gjithë familjen e tyre.

I dyshuari I.M., (emër i njohur për redaksinë) po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.

Siç mëson Sinjali, i njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”, ndërsa pritet që veprimet e tjera të merren posa të sigurohen prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit në këtë rast dhe më pas pritet të përcaktohet për veprën me të cilën do të ngarkohet i njëjti.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e këtij rasti.

/Gazeta Sinjali

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

E tmerrshme në Istog: Xhaxhai dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokurori lëshon urdhër për arrestim