Sipas tij, 66% rritje të eksportit, 15% rritje të aktivitetit ekonomik, 30% rritje të të hyrave buxhetore dhe me rritje të përgjithshme të ekonomisë që parashihet të jetë deri në fund të vitit 7.9% (për herë të parë në këto 20 vite – kurrë nuk ka patur rritje më të madhe se 4.5-5% deri më sot).
Shkrimi i plotë:
Ndoshta po ju duket pak e çuditshme, por nuk është: Kosova osht duke përjetuar bum ekonomik. Me 66% rritje të eksportit, 15% rritje të aktivitetit ekonomik, 30% rritje të të hyrave buxhetore dhe me rritje të përgjithshme të ekonomisë që parashihet të jetë deri në fund të vitit 7.9% (për herë të parë në këto 20 vite – kurrë nuk ka patur rritje më të madhe se 4.5-5% deri më sot).
Ky bum ekonomik vie si rezultat i dy faktorëve: hapja nga mbyllja si rezultat i pandemisë si dhe rritja e besimit të qytetarëve karshi qeverisë së re.
Pandemia ka ndikuar që shumë njerzë të kursejnë duke mos-shpenzuar në artikuj lluksi siç janë artikujt që konsumohen në gastronomi (njerëzit, në situata normale, harxhojnë shumë pare në gastronomi) dhe kështu i kanë kanalizuar paret e kursyera në fusha të tjera të ekonomisë. Arsyeja tjetër është për shkak të rritjes së besimit të qytetarëve, bizneseve, investitorëve tek qeveria. Dihet botërisht që parakusht i zhvillimit ekonomik, përpos tjerash, është besimi ndaj qeverisë. Njerëzit ndihen më të sigurt dhe prespektivën ekonomike e shohin në suaza më të sigurta, dhe kështu kjo i mundëson atyre që të planifikojnë investimet e tyre dhe të investojnë më shumë.