Disidenti
Lajme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në Istog, dyshohet se vdiq nga mbidoza e drogës

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Istogut, ku një burrë është gjetur pas shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej pa ndjenja dhe dyshohet se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit, të cilët kanë pohuar se 52-vjeçari ishte përdorues i narkotikëve dhe dyshojnë se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të drogës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurti: Nuk shantazhohemi, nuk frikësohemi, s’është fer t’i bëhet presion shtetit më pro-amerikan në Ballkan

Disidenti.net

Momente tmerruese gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel: Udhëtarët përplasen për tavan nga turbulencat

Disidenti.net

Kërkohen dy persona, dyshohet se vodhën stoli në vlerë prej 20 mijë eurosh dhe jo vetëm

Disidenti.net
Disidenti

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në Istog, dyshohet se vdiq nga mbidoza e drogës