Disidenti
Lajme

E parkoi veturën para kontejnerëve, qytetarët e mbushin me bërllok Golf 2-shin

0Shares

Një kundërpërgjigje e pazakontë ka ardhur nga qytetarët e Prishtinës ndaj një shoferi i cili parkoi veturën e tij para kontejnerëve të bërllokut.

Në faqen ‘Vrojtuesit e Lagjes’ e cila administrohet nga qytetarët prishtinas për të raportuar çdo parregullsi në kryeqytet, është publikuar një fotografi ku shihet një veturë e tipi VË Golf 2 e mbuluar me bërllok, shkruan Reporteri.Kjo erdhi në shenjë revolte, pasi që shoferi parkoi veturën para kontejnerëve duke bllokuar kështu hedhjen e mbeturinave nga qytetarët në hapësirat përkatëse.

“Gjest jo i bukur nga banoret, por me nje kuptim te mire”, është shkruar sipër fotografisë. /Reporteri.net

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net