Disidenti
Lajme

“E keqpërdorët foltoren e Kuvendit, e kemi një rend shtëpiak”, “Fola për mospajtimet e mia”- Konjufca e Berisha i AAK-së përplasen rreth strategjisë së sigurisë

0Shares

Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027 ka shkaktuar përplasje në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të AAK-së, njëherit kryetar i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Pas prezantimit të strategjisë nga kryeministri Albin Kurti, Konjufca kërkoi nga Berisha që të prezantoi qëndrimet e Komisionit për Siguri.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se dokumenti që prezantoi kryeministri Albin Kurti është i dobët dhe nuk paraqet strategji.

“Sot kam me veti katër dokumente, pesë me atë që është aktual e që është idobët, dhe dokumentin e fundit që e paraqiti Kryeministri e që paraqet strategjinë kombëtare të sigurisë e që është një dokument frankshtajn i përbërë prej dokumenteve paraprake sikurse u përforcua pak me një fjalim të kryeministrit”, tha Berisha.

Gjatë fjalimit të tij ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca duke i thënë se “z.Bershia e patëm raportim e Komisionit, ju lutem”.

Berisha vazhdoi të paraqiste qëndrimin e tij për këtë çështje.

“Ky dokument nuk është sekret, këtë kanë të drejtë me komentu qytetarët, deputetët por edhe Komisioni për Siguri. Ky dokument është mbajt fshehtë prej Komisionit për Siguri, pra prej meje. Dokumenti ka dal për publikun dhe për komente në muajin mars, as unë dhe as anëtarët e tjerë të komisionit nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht që të japim kontributin tonë në këtë strategji”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se Qeveria ua ka dorëzuar vetëm pasi është shqyrtuar nga kryeministri duke anashkaluar Komisionin për Siguri, duke e mbajtur të fshehtë.

“Personalisht nuk jam ftuar në asnjë mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë Sa i përket çështjeve të sigurisë, strategjisë, ligjeve pavarësisht dispononit politik jemi përcaktuar me përkrahë këtë sektor. Dokumentin që kemi përpara mund me përngja në një fjalim politik të kryeministrit, ky dokument nuk është strategji. Është përmbledhje e katër dokumenteve të dobëta që i ka bë një zyrtar i shtetit, i cili është shkruar nga një djalë i ri që punon në kryeministri. Është i mjegullt dhe nuk e ndihmon sigurinë, dokumenti duhet me u kthy në Komisionin për Siguri. Ju merreni qysh doni, por ky dokument nuk është adekuat. Unë nuk e votoj këtë strategji”, tha Berisha.

Pas përfundimit të fjalimit të tij, reagoi Glauk Konjufca, duke i thënë deputeti Berisha se keqpërdori foltoren e Kuvendit.

“Unë mendoj se sapo e keqpërdorët foltoren e Kuvendit. E kemi një rend shtëpiak që si deputet keni eksperiencë të mjaftueshme për me ditë qysh është rendi shtëpiak i parlamentit. Së pari prezantohet projektligji, pastaj fjalën e ka komisioni e ti fole në emër të AAK, kjo është e palejueshme”, iu drejtua Konjufca, Berishës.

Pas kësaj reagoi sërish deputeti Berisha.

“Unë e kallxova rrjedhën qysh është dashtë me shku, fola për mospajtimet e mia. Ka muaj që e kam kërkuar draftin …Nuk është strategji e partisë tuaj, por e të gjithëve”, tha Berisha. /Telegrafi/

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net