Disidenti
Sport

E 6-ta radhazi, Real Madridi e fiton edhe derbin ndaj Atleticos

0Shares

Real Madridi po vazhdon me formën e lartë në La Liga, teksa sonte ka regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë, “Los Blancos” shënuan fitore ndaj rivalit lokal, Atletico Madridit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Wanda Metropolitano” ka përfunduar me rezultatin 1:2.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi të dy golat e fitores në pjesën e parë.

Fillimisht shënoi Rodrygo në minutën e 18-të, teksa Federico Valverde shënoi në minutën e 36-të.

Krejt çka ia dolën të bënin vendasit e udhëhequr nga Diego Simeone, ishte të ngushtonin epërsinë në minutën e 83-të, kur shënoi Mario Hermoso. I njëjti lojtar u përjashtua me karton të kuq nga loja në minutën e parë të lojës shtesë.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe vazhdon të jetë lider në Spanjë, me dy pikë më shumë se Barcelona.

Kurse, Atletico Madridi renditet i shtati me 10 pikë. /Gazeta Express/

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net