Disidenti
Lajme

Dy propozimet e Kurtit që u refuzuan nga veteranët

0Shares

Aziz Bici, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për çështje të kategorive të dala nga lufta, ka thënë se dy propozimet e Qeverisë që u refuzuan nga veteranët në mbledhjen e sotme ishin pastrimi i listave ose kategorizimi i veteranëve.

Sipas Bicit, përfaqësuesit e veteranëve donin fillimisht të respektohej ligji për paga e më pas të fillojë kategorizimi.

“Propozimi i kryeministrit ishte ose të bëjmë pastrimin e listave ose të shkojmë në zbatimin e legjislacionit, pra kategorizimin e listave. Asnjëra nuk u pranua. Ata kërkuan një herë të respektohet ligji për paga, pastaj të fillon kategorizimi”, ka thënë Bici në “60 Minuta” të KTV-së.

Bici bëri me dije se kanë kërkuar tash e dy muaj që institucionet t’i kenë dosjet e veteranëve nga Prokuroria. Posa të marrin dosjet, këshilltari i Kurtit ka thënë se do të fillohet me kategorizimin e veteranëve.

“Dosjet e veteranëve gjenden në Prokurori dhe kemi bërë kërkesë tash e dy muaj për të na kthyer. Prokuroria është zotuar se do të na kthejë, sigurisht në kopje. Mendojmë se shumë shpejt do t’i kemi në duar dosjet. Do të fillojmë menjëherë me kategorizimin në rast se pranohet e më pastaj me pastrimin e listave”, shtoi ai.

Bici, që ishte komandant i një batalioni gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se numri i veteranëve ishte fryrë edhe në batalionin që e udhëhoqi, pa nënshkrimin e tij.

“As kryeministri dhe as kjo Qeveri nuk do të jetë asnjëherë anti-UÇK. Akuzat janë të pabaza. Në batalionin ku kam qenë unë, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin e tij. Komisioni verifikues do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, tregoi Bici, i cili shtoi se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së “për faktin se kjo organizatë është bërë pjesë e presioneve të partive politike”.

Sipas Bicit, kryeministri Kurti u ka bërë të qartë veteranëve se do të kenë dinjitet më të madh me pastrimin e listave, saqë nuk do të përmendet paga minimale.

Pas dështimit të marrëveshjes me Qeverinë të premten, veteranët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net