Gjykata ka vërtetuar faktin se “i pandehuri S.A. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar, në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 14 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet ka kryer akt seksual, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.
Ndërsa dyshuari I.Sh. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 16 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjet, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim”, njofton gjykata, transmeton Gazeta Express.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.