Disidenti
Lajme

Duriqi: Qaq sa po shqetësohet vrasësi në video, unë shqetësohna kur e humbi shkrepësen

0Shares

Gazetari Visar Duriqi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për komentet e shumta rreth vrasjes së Agon Tetaj në Deçan në vitin 2018.

Ai ka shprehur dyshime për konstatimet e mbrojtjes së dorasit, të cilët kanë deklaruar se vetë i akuzuari ishte shqetësuar për ngjarjes, pasi që sipas tyre vrasja ka ndodhur pa dashje, shkruan Periskopi.

’S’po flas për kurrgjë fetare, veç njerzillëk. Është vra një njeri i pafajshëm në vendin e tij të punës. Qaq sa po duket që vrasësi është shqetësu në ato momente, unë në atë mënyrë, bile edhe më shumë shqetësohem kur e humbi shkrepsën ose çelësat. Besoj madje nuk jam as i vetmi. Çu prej karrigës, preke pak kryet : tash je i pafajshëm. Marre”, ka shkruar Duriqi.

Kujtojmë se reagimet për vrasjen e Agon Tetaj kanë ardhur pasi prokurori i rastit e ka ri-cilësuar lëndën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Postimi i plotë:

Videoja shtese e vrasjes ne Peje, e nxjerre nga mbrojtja e vrasesit kinse vrasesi qenka shqetesuar kur ia ka marre jeten viktimes me arme zjarri eshte edhe nje tregues qe plote njerezve ne kete vend pernjeme u ka humbur komplet njerzilleku. S’po flas per kurgje fetare, vec njerzillek. Eshte vra nje njeri i pafajshem ne vendin e tij te punes.
Qaq sa po duket qe vrasesi eshte shqetesu ne ato momente, une ne ate menyre, bile edhe me shume shqetesohna kur e humbi shkrepsen ose celesat. Besoj madje nuk jam as i vetmi. Cu prej karriges, preke pak kryet: tash je i pafajshem. Marre.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net