Disidenti
Lajme

“Duhet të vritet patjetër…”, çka tha Nuredin Gashi për Albin Kurtin që i kushtoi me arrestim

0Shares

Nuredin Gashi, i njohur sikur edhe Nuredin Drenica, është arrestuar pasi ka thënë mbrëmë se secili person që tradheton atdheun duhet të vritet.

“Unë konsideroj që çdo njeri i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij duhet të vritet”.

“Ajo është tradhti ndaj atdheut. Çdo njeri thashë, nuk e potencova me emër – çdo njeri që tradhton atëdheun duhet të vritet”, tha ai mbrëmë në Debat Plus.

Ndryshë, Prokuroria Specila, ka njoftuar sot se e ka arrestuar një person për “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” për shkak të një deklarate që i njëjti e ka dhënë mbrëmë në Debat Plus.

Sipas Prokurorisë i dyshuari mban inicialet N.S., dhe jo N.G. siç Nuredin Gashi u prezentua mbrëmë në Debat Plus, e cili tha se çdo kush që e tradhton atdheun duhet të vritet.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’,  të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

I arrestuar për kanosje ndaj kryeministrit Kurti, rapsodi i njohur publikon këngë në përkrahje të Faton Hajrizit

Disidenti.net

Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

Disidenti.net

“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin”/ Hoti akuzon Muratin se po mashtron qytetarët me shifra

Disidenti.net