Në Mbledhjen e Këshillit të organizatës së ndërvarur të Vetëvendosjes, përkatësisht Rinia për Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie i ka “çortuar” të rinjtë e paritsë.
Kurti ka kërkuar nga ta, të jenë më aktiv në rrjete sociale, jo vetëm për të parë atë se çka mendojnë të tjerët, por më shumë për atë se “pse” e “qysh” mendojnë, siq ka thënë Kurti.
“Ajo që është e re, ka të bëj me diqka që ka ndikim shumë të madh, në formësimin e të rinjëve, jo vetëm në atë se çka mendojnë e thonë, por për atë se qysh e pse mendojnë. E kam fjalën për hapsirat virtuale, rrjetet sociale, e cila është një zonë tjetër e angazhimit politik, ku të rinjtë krijojnë përmbajtje dhe e shpërndajnë atë në formë të organizuar.
Tutje, kryetari i Vetëvendosjes, i ka udhëzuartë rinjtë edhe mënyrën se si ta bëjnë këtë. Shpërndarja e materialeve të VV-së, është njëra formë që Kurti ua kërkoi.
“Të rinjtë e Lëvizjes tonë, duhet të synojnë të jenë edhe më aktivë në këtë zonë duke shpërndarë materialet tona por edhe duke provuar zgjatimin e atyre materialeve, në forma të ndryshme, qoftë audio-vizuale, si mënyrë shumë e përshtatshme për diskutim me qytetarët dhe për mendim e emancipim të përgjithshëm. Ka shtuar Kurti./Nacionale