Disidenti
Lajme

Dritan Abazoviq viziton vendin ku do të ndërtohet rruga Plavë-Deçan

Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, po vazhdon punët qeveritare pavarësisht se mund të shkarkohet pas dy jave nëse kalon mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ai sot ka dalë në terren për të inspektuar vendin se ku do të ndërtohet rruga rajonale për në Deçan.

I pari i qeverisë malazeze ka pohuar se “vizituam vendin së bashku me ministrin (Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit) Goran Gjuroviq dhe miq nga Plava, vizituam Bogiçevicën në Prokletije, ku do të kalojë rruga rajonale për Deçan”.

“Potencial i jashtëzakonshëm natyror që na jep mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe sporteve të skive”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e rrugës që lidhë Deçanin me Plavën janë ndërprerë tash e sa kohë pas ankesës së Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, disa parti opozitare dhe ato që e mbështetin qeverinë malazeze kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion mosbesim gjersa seanca për shkarkimin e Abazoviqit do të mbahet më 19 gusht.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Dritan Abazoviq viziton vendin ku do të ndërtohet rruga Plavë-Deçan