Disidenti
Lajme

Dreshaj: AAK duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj, Ramushi s’luan me hile

0Shares

Anëtari i AAK-së dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj komentuar listën e deputetëve të zgjedhur të AAK-së dhe problemet me akuza për vjedhje votash brenda këtij subjekti politik.


Ai e ka përmendur rastin e kandidatit për deputet, Rasim Selmanaj i cili nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

“Rasimi gjithmonë vetëm në Deçan i ka pasur 10 mijë vota. Prandaj nuk e di kjo lista e deputetëve të zgjedhur të AAK-së a është reale”, ka thënë Dreshaj.

Sipas tij, AAK-ja duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj.

“Zoti Haradinaj e din se duhoni është duke u pirë diku. Është gjynah që partia e Haradinajt me dalë sot me 60-70 mijë vota”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, Ramush Haradinaj e ka hapur derën në çdo shtëpi të Kosovës.

“Nuk është mirë që ne që jemi afër tij, shokët e tij, të ia prishim punën Ramushit. Por, nëse dikush mendon se do ta shohin duke u rrënuar Ramushin, e kanë gabim, se nuk do ta lejojmë”, ka shtuar ai.

Dreshaj tutje ka thënë se Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës. Sipas tij, Kosova i ka borxh Haradinaj për ta bërë president.

“Ramushi nuk luan me hile. Është lutje që po ia bëjë Albinit si vëlla, si politikan, si njeri që është sakrifiku. Nëse e ka sinqerisht Albini, atëherë atë e lidhë gjithçka me Ramushin”, theksoi ai në RTK.

Dreshaj tha se Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet të dalë e të shkoj te shtëpia e Haradinajt, Veselit, Thaçit, Krasniqit, Selimit. “Albini duhet t’ua di hallin atyre njerëzve, sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të shqiptarëve”, shtoi ai.

Putin: Ata që dërgojnë forcat e tyre në vendin tonë, do të përballen me pasoja tragjike

Disidenti.net

Hajnat bëjnë kërdi në një banesë në Prishtinë, vjedhin rreth 88 mijë euro para të gatshme

Disidenti.net

Kurti s’mori pjesë në Samitin në Tiranë, Krasniqi: Kryeministër idhnak ku je? Kfjellu

Disidenti.net