Disidenti
Lajme

Dosja e fajdeve për dy biznesmenët Salihu: Porsche, Range Rover e Mercedes u blenë 175 mijë euro e u shitën për 95 mijë

0Shares

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Dosja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj e përfshin edhe dy biznesmenë të tjerë, Besnik Salihun, pronar i auto sallonit “Besa” dhe Fadil Salihun, pronar i sallonit “Besa F” që dyshohen se kanë shitur vetura për fajde.

Në raste të ndara, ata dyshohen se kanë shitur tri vetura në vlerë totale të 175 mijë euro, të cilat i dëmtuari pasi i ka blerë është detyruar t’i shes për 97 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, nga fillimi i muajit maj 2022 e në vazhdim, si pronar i auto sallonit Besa, Besnik Salihu dyshohet se ka  kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit, S.B., si pasojë e pandemisë, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat e tjerë. I dëmtuari është detyruar të blejë një Porsche nga ai për 100 mijë euro dhe ta shes për 65 mijë euro, duke shkaktuar dëm 35 mijë euro.

Kurse Fadil Salihu, si pronar i auto sallonit “Besa F”, dyshohet se në periudhën e njëjtë, e ka shfrytëzuar gjendjen e të dëmtuarit, i cili është detyruar të blejë një Range Rover për 45 mijë, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj personave të tjerë, është detyruar ta shes për 27 mijë euro, pra dëm pasuror 18 mijë euro. Në të njëjtën kohë, sipas Prokurorisë, i dëmtuari ka blerë nga Fadil Salihu edhe një veturë Mercedes GLS me çmim 30 mijë euro dhe është detyruar ta shes për 14 mijë euro.

Fadili dhe Besniku bashkë me të arrestuarit e tjerë që u kapën gjatë këtij aksioni, kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku është marrë vendimi për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji.

Detajet për biznesmenët e tjerë të përfshirë në këto vepra penale i gjeni në linqet e mëposhtme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net

“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja

Disidenti.net