Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shfuqizoj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.
Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi.
Ndërkohë, Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur për këtë vendim nga seanca e Kuvendit.
“Për çështjen e taksës 5 euro sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën si ka ardhë te ky vendim, prej interpretimeve ligjore, duke i përfshi edhe interpretimet e auditorit. Diçka çka mund të ju siguroj është se qytetarët nuk do të paguajnë taksë prej 5 euro”, u shpreh ai në seancën e Kuvendit. /Reporteri.net