Disidenti
Lajme

Dorëheqja që tronditi “GUXO”-n, heshtin kolegët e Kica-Xhelilit

0Shares

Deputetja nga Lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, sipas burimeve të Paparacit.

Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo”.

Paparaci ka tentuar të kontaktojë deputeten për këtë çështje, por ajo s’ka qenë e disponueshme. Askush po ashtu nga kolegët e saj partiak të deritashëm nuk është bërë i “gjallë” lidhur me këto zhvillime.

Kolegët e saj nga partia “GUXO”, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Burim Meta e Jeta Statovci nuk kanë qenë të çashëm për të komentuar lidhur me këtë çështje.

Doarsa- Xhelili i ishte bashkuar e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listën “GUXO” dhe garoi në listën e LVV-së në zgjedhjet e fundit. /Paparaci/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net