Disidenti
Showbizi

Donaldi i kërkon falje publikisht Borës, thotë se po mundohet ta rikthej (FOTO)

0Shares

Aktori Donald Veshaj, i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip, që nga dalja nga kjo shtëpi, nuk ka folur publikisht.

Por, akullin ka vendosur ta thyej sot, duke bërë një shkrim të gjatë në InstaStory.

Përmes këtij shkrimi, ai ka treguar se është penduar për diçka që e ka humbur, e që po mundohet t’a rikthej, duke aluduar kështu në moderatoren, Bora Zemani, me të cilën ai ka qenë në lidhje.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola, e këtu nuk po flas për çmimin e madh”, ka shkruar Donaldi.

Ai gjithashtu tregoi se e ka bërë edhe kërkimfaljen, përcjell Klankosova.tv.

“Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, ka shkruar tutje aktori shqiptar.

Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Disidenti.net

“500 forca policore kanë qenë tek shtëpia ime” – Stresi i reagon sërish ministres Haxhiu

Disidenti.net

A do ta sfidojë Noizy edhe sonte shtetin – Organizohet koncert në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan

Disidenti.net