Disidenti
Lajme

Doarsa Kica-Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti po degradon sistemin tonë të drejtësisë

0Shares

“Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë” është thirrja që ka bërë së fundi Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja e kësaj partie, juristja Doarsa Kica-Xhelili kritikon qeverinë për uljen e pagave dhe për faktin që nuk është bërë padia për gjenocid.

“Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid.” – thotë Kica-Xhelili në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.

Ajo Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës, duke kujtuar që ky pushtet, pjesë e të cilit ishte edhe Kica-Xhelili, ka bërë dy vite në pushtet dhe synimet ishin tjera.

“Dy vite më parë, kishim fjalë për një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Sot kemi justifikim të paaftësisë së të tashmes në emër të së kaluarës.

Në këtë video ajo tha se pushteti nuk i merr parasysh kritikat dhe si rezultat ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. “Sot, ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Sepse asgjë s’po merret parasysh. Asnjë kritikë. Asnjë shqetësim.” – tha ajo.

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Disidenti.net

Operacionet estetike biznes milionash për klinikat private në Kosovë, deri në 2 mijë € çmimi për ‘hundë të re’

Disidenti.net

I vdiq babai në Qabe, flet djali i tij: Nuk mundem me varros në vendlindje, vdekje të tillë pak kush përjeton

Disidenti.net