Disidenti
Lajme

“Do t’i nënshtrohet një operimi”, mësohet gjendja shëndetësore e Andi Pajazitit, të përfshirit në incidentin e Bon Vivantit

0Shares

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani” është në gjendje stabile shëndetësore pas incidentit të ndodhur të premten mbrëma në Bon Vivant, ku mbetën të plagosur 17 persona dhe një i vdekur.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi avokati i tij, Fanol Krasniqi. I njëjti ka bërë të ditur se i dyshuari do t’i nënshtrohet një operacioni në kraharorin e majtë dhe se ende është i shtrirë në spital.

“Gjendjen, në këtë moment e ka stabile, por ditëve në vijim prapë ka me ju nënshtru një operimi në kraharorin e majtë, pritet që pas nënshtrimit të atij operimi se cila do të jetë procedura e ardhshme”, ka thënë ai.

Nga shkëmbimi me armë zjarri si pasojë e një konflikti ndërmjet Pajazitit dhe grupit të “Dukës”, i plagosur mbeti edhe “Italiani”.

Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, i cili po shoqërohej me “Dukën”, nuk iu shpëtoi plagëve të marra dhe humbi jetën në QKUK.

Të lënduar nga përleshja mbetën 17 persona.

Avokati Krasniqi ka bërë të ditur për Insajderin se është mbyllur seanca për të dyshuarit në rastin e Bon Vivantit. I njëjti ka thënë se gjykata nuk ka marrë ende vendim.

“Duka” është ende në kërkim nga policia, pasi që arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes të premten. /Insajderi.org/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net