Disidenti
Lajme

“Do të ketë kontrolle të jashtëzakonshme për shoferët dhe për gjendjen teknike të autobusëve”

0Shares

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, pas aksidentit tragjik që ka ndodhur më 25 korrik në Kroaci, ku kanë vdekur 10 qytetarë nga Kosova dhe disa të tjerë janë lënduar, sot i ka ftuar në një takim kompanitë e transportit publik të udhëtarëve nga rajoni i Ferizajt .

Policia ka informuar se pas sugjerimeve dhe rekomandimeve, që i janë dhanë përfaqësuesve të këtyre kompanive, do të marrë të gjitha masat e nevojshme, ku do të bëjë kontrolle të jashtëzakonshme të tyre, si për shoferët, ashtu edhe për gjendjen teknike të autobusëve. Përveç këtyre, do të merren masat edhe për çdo parregullsi do të marrë masat adekuate sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Nga policia, janë dhënë rekomandime, që kompanitë e transportit publik të udhëtarëve, të sigurohen se, a kanë caktuar drejtues ( shoferë) të autobusëve me përvojë, të sigurohen se këta shoferë, a janë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar edhe në certifikatat e tyre mjekësore, siç është përcaktuar me ligj, të sigurohen gjithashtu se, a janë duke  i respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, edhe sa i përket kohëzgjatjes së drejtimit të autobusit dhe a janë prezent edhe ndihmës shoferët, gjatë transportit në linjat ndërkombëtare,  si dhe masat tjera mbi gjendjen teknike të këtyre automjeteve.”, ka njoftuar policia përmes komunikatës.

Në fund të këtij takimi palët janë dakorduar që të mbahet edhe një takim tjetër gjatë javës edhe me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore nga fusha e transportit./21Media

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net