Disidenti
Sport

Dhurata e pazakontë për lojtarin më të mirë në Ligën e Zambias

Kennedy Musonda, një lojtar i liderit të kampionatit në Zambia, Power Dynamos, mori pesë pako me vezë pasi u shpall futbollisiti më i mirë i ndeshjes.

Çmimi për lojtarin më të mirë është një zakon në futboll dhe në çdo gjerësi gjeografike ai jepet në një mënyrë të ndryshme. Kështu ndodhin herë pas here situata të pazakonta, si ajo që ndodhi në Ligën e Zambias.

Musonda fitoi çmimin në ekipin e tij, Power Dynamos FC, lideri i padiskutueshëm i garës lokale në 19 raundet e para me 37 pikë, pesë më shumë se Green Buffaloes FC.

Gjëja qesharake është se i dhanë pesë pako me vezë.

Siç shihet në një video të shpërndarë nga faqja turke “Fotomac”, një menaxher ia ka dhuruar çmimin futbollistit, teksa në sfond dëgjohen të qeshurat e kolegëve dhe disa shaka.

“Dua të them vetëm faleminderit”, tha Musonda me një ton serioz, ndërsa udhëheqësi e përgëzoi atë dhe i kërkoi të “vazhdonte ashtu”.

Në fakt, dhuratat e çuditshme për lojtarët më të mirë të ndeshjeve në ligat e ndryshme të vendeve afrikane jo pak herë kanë bërë bujë në media të ndryshme.

Kështu në këto çmime, në dallim nga Evropa ku zakonisht jepet një trofe, në një pjesë të mirë të Afrikës jepen shapka, pula, zogj, produkte bulmeti, apo dhe rimbushje telefoni.

Taulant Xhaka konfrontohet me kapitenin e Baselit pas humbjes, Graniti shpërthen ndaj të gjithëve në Instagram

Disidenti.net

Publikohen pagat e lojtarëve të Arsenalit: Xhaka në top pesëshe. Ja sa paguhet futbollisti shqiptar

Disidenti.net

Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 në Zvicër

Disidenti.net
Disidenti

Dhurata e pazakontë për lojtarin më të mirë në Ligën e Zambias